Nuk është historia klasike e një sportisti që ka mbërritur nga një kontekst varfërie, por e diçkaje edhe më të rëndë sesa kjo. Gati në skamje.
Në moshën 6 vjeçare, Lukaku nuk mund ta imagjinonte që një ditë ai të bëhej legjend në historinë e futbollit belg, ai futbollin nuk mund ta shihte as në television.

Gjëja e parë që u zhduk nga shtëpija e tij ishte TV kabllor. Pastaj ndodhte që të ktheheshim në shtëpi dhe nuk kishim drita për dy ose tre javë . Përveç dritës,edhe uji dhe ushqimi mungonin shpesh në shtëpinë e Lukakut. Ai e dinte se asgjë nuk ishte në rregull por buzëqeshja e përhershme e nënës së tij e qetësonte atë. Pastaj, një natë, ai ishte dëshmitar i një skene që nuk do ta harronte kurrë: “Pashë nënën time duke qarë ndërsa përziente qumështin me ujë, për ta shtuar sasinë. Aty e kuptova se kishim arritur fundin “. Ajo përballë frigoriferit, ndërsa i vinte turp të hapte derën e tij, është një imazh që nuk do ta harroj gjithë jetën, përkundrazi më përndjek çdo ditë dhe ajo është forca ime. Ishte një shikim që fliste qartë, që thoshte hapur: ‘Më vjen keq, nuk ka asgjë brenda’. Më shtroi drekën, nëse kështu mund ta quajmë, disa feta bukë dhe një gotë me qumësht, por duke më qeshur, sikur gjithçka shkonte mirë. Kur je një fëmijë ndoshta nuk i mendon shumë këto gjëra, por unë e di se mund t’i lejonim vetes vetëm bukë dhe ujë.
Në moshen 16 vjeç, Lukaku nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me skuadrën belge, e cila e përfshiu atë në ekipet e të rinjve. “Unë doja të isha lojtari më i mirë në historinë e Belgjikës, thotë ai.
Sot mund të themi se ja ka arritur qellimit, por fitorja e tij më e madhe është nxerrja nga skamja e familjes së tij.

Burimi: eurosport.com

/M.Noka-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All