Dashamir Xhika u largua nga Partizani, ku kaluar pjesën më të gjatë dhe më të rëndësishme të karrierës së tij, për shkak të afrimit të Aldo Teqjes, i cili i zuri vendin si portier i dytë, pas Alban Hoxhës.

Nuk zgjati shumë shumë dhe Xhika bëhet me skuadër të re. Klubi Kukësi njofton arritjen e marrëveshjes me ish-portierin e kuq, i cili ka nënshkruar për 1 vit. Zyrtarizimi erdhi vetëm pak orë pas njoftimit për mosvijimin e bashkëpunimit me Stivi Frashërin.

Te skuadra e Kukësit Xhika do të punojë me një njohje të vjetër, trajnerin Shpëtim Duro, dhe sikurse tek Partizani mendohet të jetë portier i dytë.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All