Luka Modric do të qëndrojë te Reali i Madridit edhe gjatë këtij sezoni. Edhe pse u përfol për një krisje të mesfushorit kroat me trajnerin Zidane dhe për një transferim të mundshëm të tij te Paris Saint Germain ose tek Milani, agjenti i lojtarit ka konfirmuar se ai do të vazhdojë aventurën në Madrid.

Në ditët është përfolur për ofertën që Reali i kishte bërë një ofertë prej 120 milionë eurosh plus Modric për kartonin e Neymar, por agjenti i kroatit ka mohuar këto lajme duke theksuar se klienti i tij nuk do të përfshihet në asnjë shkëmbim.

Mungesa e Modric në miqësoren ndaj Salzburgut kishte të bënte vetëm me faktin që mesfushori kishte pësuar një tërheqje muskulore. Edhe drejtuesi i Milanit, Zvonimir Boban konfirmoi se transferimi i Modric te Milani ishte i pamundur.

Flash Lajme

Më të lexuarat