Kombëtarja shqiptare U-19 e ka mbyllur me humbje turneun “International Memorial Tournament”. Kuqezinjtë e Nevil Dede nuk kanë mundur t’i bëjnë ballë moshatarëve të tyre të Kroacia U-19, ku është mundur me rezultatin 4-0.

Një duel ky talenti i Tiranës, Ernest Muçi nuk gjeti rrjetën, ashtu siç kishte bërë në ndeshjet e mëparshme, ku i shënoi Realit të Madridit dhe Dinamo Zagreb.

Për kuqezinjtë kjo ishte ndeshja e katërt në këtë turne që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Kombëtarja luajti ndaj Real Madrid, Dinamo e Zagrebit, ku u mundëm 2-1, dhe fituam ndaj Olimpja Lubjanës 2-1. Ndeshjet u zhvilluan në datat 8,9,10 dhe sot, 11 gusht.

Shqipëria U-19 luajti me këtë formacion:Malaj, Lucaj, Selishta, Beqja, Rrapaj,Ibrahimi, Muci, Nurja,Shabani,Shimaj,Bernaca.

Flash Lajme

Më të lexuarat