Marrëveshja ishte arritur që ditën e djeshme, por tashmë Blerim Kotobelli tashmë është zyrtarisht një futbollist i Kukësit. Mbrojtësi i krahut të majtë ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin verilindor që fitoi konkurrencën me Skënderbeun për ish-lojtarin e Flamurtarit pasi edhe Ilir Daja e donte me çdo kusht në skuadrën e tij.

27-vjeçari, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe me Partizanin, Teutën e Tiranën do të zëvendësojë Simo Rrumbullakun në krahun e majtë të mbrojtjes.

Afrimi i Kotobellit ishte një kërkesë e trajnerit Shpëtim Duro dhe drejtori Nderim Nexhipi sëbashku me presidentin Safet Gjici ja plotësuan dëshirën numrit 1 të stolit të Kukësit.

Flash Lajme

Më të lexuarat