Philippe Coutinho shumë shpejt mund ta shohim në Bundësligë. Mesfushori brazilian është vetëm një hap larg transferimit te Bayern Munich, teksa akordi mes klubeve është arritur. Coutinho nuk bindi me paraqitjet e tij dhe drejtuesit e klubit duan ta sistemojnë në një tjetër skuadër, për të shmangur edhe mbipopullimin në repartin e avancuar.

Sipas mediave, akordi për transferimin e Coutinhos është arritur mbi bazën e një huazimi me detyrim blerjeje verën e ardhshme, ndërsa në orët në vijim pritet të hidhet më tepër dritë mbi detajet e operacionit. Në rast se gjithçka do të mbyllet me sukses, atëherë trajneri bavarez Niko Kovaç shumë shpejt do të ketë një mesfushor shumë cilësuar për t’ia bashkëngjitur Coman në krahët e sulmit.

Flash Lajme

Më të lexuarat