Interi e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Seria A me një fitore 4-0 ndaj Lecces, por puna në merkato nuk ka marrë fund këtu.

Zikaltrit kanë arritur një marrëveshje me Fiorentinën për shkëmbimin kokë më kokë mes Christian Biraghit dhe Dalbert.

Akordi është arritur për shifrën e 10-12 milionë eurove, që do të paguhet nga të dyja klubet sezonin e ardhshëm, pasi do të qëndrojnë nga një vit n huazim.

Francezi në këtë mënyrë do të mbyllë shumë shpejt aventurën tek Interi, teksa Conte dëshiron një futbollist italian në krahun e majtë, për tia bashkëngjitur Asamoah-s. Skuadra e Contes nuk do të ndalet me kaq, pasi është në kërkim edhe të Alexis Sanchez, me të cilin është arritur një marrëveshje. /Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All