Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, ka folur pas barazimit ndaj Teutës duke u shprehur i kënaqur nga loja, por jo nga rezultati. Strategu i bardhebluve deklaroi se skuadrës së tij ju mohua një gol pas goditjes së Hoxhollarit.

“Loja ishte shumë e luftuar. Ne i patëm  dy raste dhe duhet t’i kishim shfrytëzuar. Megjithatë, jamë i kënaqur disi me lojën e ekipit, sepse kishim një kundërshtar të fortë përpara. Më kanë befasuar shumë, sepse kanë larguar 5 ose gjashtë lojtarë.

Rastet e Teutës? I kam folur Kale për atë veprim që bëri, sepse i dha topin kundërshtarit dhe i ktheu kurrizin. Do të më vinte shumë keq të pësonim gol nga një pakujdesi e jona. Reagimi i Ngoo? Ndoshta ka qenë i nervozuar me veten, sepse i dhamë dorën njëri-tjetrit, por mund të ketë qenë edhe i zemëruar me mua. Gjithsesi, kampionati është i gjatë dhe do të ketë hapësirë për të gjithë.

E kam të thjeshtë të menaxhoj lojtarët. Kush është në gjendje të luajë, do të luajë. Jam gjithmonë i drejtpërdrejtë me lojtarët. Sjellja e tifozëve? I bëj thirrje që të mos hedhin shishe, sepse dëmtojnë ekipin. Tifozët janë pjesa më e rëndësishme e skuadrës. Goli “fantazmë? Nga pamjet që po shoh për rastin e Hoxhollarit më duket se portieri i tyre është brenda, por gjithsesi s’ua të bëj polemika”, deklaroi Mema pas ndeshjes.

Flash Lajme

Më të lexuarat