Skënderbeu e ka nisur kampionatin me dy fitore në dy ndeshje, duke zënë vendin e parë në tabelën e renditjes. Trajneri i korçareve, Ilir Daja, i rikthyer gjatë kësaj vere, është shprehur i kënaqur pas fitores me përmbysje ndaj Laçit.

“Ishte një ndeshje e vështirë sepse Laçi vinte nga një humbje në Shkodër dhe duke qenë se luante në fushën e vet do të synonte të fitonte. Kemi pasur probleme me koordinimin e katërshes së mbrojtjes. Kemi tentuar të ndryshojmë manovrën në pjesën e dytë. Na ndihmoi edhe goli i shpejtë sapo filloi pjesa. Ajo që dua të theksoj se në këtë kohë të nxehtë që është disavantazh për lojtarët, ata reaguan mjaft mirë.

Për të kaluar te skema 4-4-2, do të duhet të vrapojmë të gjithë më shumë, për të mbuluar të gjithë fushën, por për momentin nuk kemi gjendje fizike për ta bërë këtë. Besoj se me kalimin e javëve do të mund të provojmë edhe me këtë rreshtim.

Mbrojtja? Sot kishim edhe Vitian, kemi mungesën e Turtullit në qendër. Presim edhe një qendërmbrojtës tjetër që do të jetë pjesë e ekipit, por deri në momentet që do të firmosi, atëherë do të jemi më solid. Natyrisht që Jashanica aty është dhe ai do i jepte shumë siguri ekipit. Është djalë i mrekullueshëm krahas vlerave sportive që ka si lojtar”, deklaroi Daja.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All