Partizani arriti të marrë fitoren e parë në këtë sezon, duke mundur 1-0 Luftëtarin. Protagonisti i ndeshjes për kampionët në fuqi ishte Bruno Telushi, i cili shënoi golin e vetëm të takimit në Gjirokastër.

Një fitore e merituar për Partizanin, që pati disa raste për të shënuar.

Ndërkohë, Skënderbeu ka marrë kreun e renditjes me pikë të plota nga dy javët e para, pasi mundi edhe Laçin 2-1 në fushën e kësaj të fundit. Kurbinasit e drejtuar nga Starova kaluan të parët në epërsi, por korçarët e Ilir Dajës arritën të përmbysnin rezultatin.

Pa gola u mbyll sfida mes Bylisit dhe Vllaznisë në Ballsh, dy ekipeve që janë promovuar sivjet në Superiore, pasi një sezon më parë luanin një kategori më poshtë./ Dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All