Pasditen e sotme do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Champions League për sezonin 2019-2020. Në Montecarlo në orën 18:00 32 skuadrat pjesëmarrëse do të mësojnë rivalët e tyre, po si do të funksionojë hedhja e shortit.

32 ekipe do të ndahen në 4 vazo, duke formuar në total 8 grupe me nga 4 ekipeve. Skuadra e të njëjtit shtet nuk mund të bien në të njëjtën grup, ndërkohë që renditja e ekipeve në vazo është bërë në bazë të renditjes së tyre për klube. Ekipet nga Rusia dhe Ukraina nuk mund të bien në të njëjtën grup.

Në ceremoninë gala që do të zhvillohet ditën e sotme do të shpallet edhe futbollisti më i mirë për sezonin e kaluar nga UEFA dhe formacionin më të mirë.

Flash Lajme

Më të lexuarat