Fillimi i aventurës te Juventusi, nuk është aspak i lehtë për de Ligt, i cili përfundoi në stol për 90 minuta në ndeshjen e parë ndaj Parmës. Mbrojtësi holandez në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën holandeze “De Telegraaf”, u shpreh se nuk është surprizuar aspak nga vendimi i Sarrit për ta lënë në stol.

“Jam i befasuar nga kritikat që kam lexuar në mediat sociale sepse nuk luajta një ndeshje. Procesi im, ka të bëjë me atë të një djali të ri, që vjen në një klub të madh evropian.

Sarri më ka shpjeguar se muaji i parë i stërvitjes do të ishte i vështirë, ishte një ndryshim i madh për mua, ashtu siç ndodh me të gjithë mbrojtësit që luajnë me të. Kjo është arsyeja pse unë nuk shqetësohem për lënien në stol ndaj Parmës. Çdo ditë ndihem më mirë dhe më i fortë”.

Vizitat mjekësore zgjatën një orë e gjysmë, madje më kontrolluan edh dhëmbët e mi. Studiuan potencialin e fizikun tim dhe nga konkluzionet më surprizuan në mënyrë pozitive, sepse mund të rritem ende shumë”, deklaroi De Ligt. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat