Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës po luhet klasikja e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës. Polemikat nuk kanë munguar që në fillimin e ndeshjes.
Në minutën e 7-të, Emerson futet mjaft mirë në zonë, por Çelhaka ndërhynë menjëherë duke e shtyrë në hyrje të zonës.
Për arbitrin Enea Jorgji nuk ka penallti, ndërkohë që skuadra shkodrane ka protestuar shumë për këtë rast. /Koha Jone/