Vetëm pak ditë pasi që Qatip Osmani është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Shkëndijës së Tetovës, menjëherë kanë nisur thashethemet dhe interesimi nga klubet e tjera. Disa media lokale në Tetovë kanë shkruar se për trajnerin e njohur tetovar po interesohet KF “Prishtina”, por gjithçka do të qartësohet gjatë ditëve në vijim.

Prishtinasit aktualisht trajner e kanë Mirel Josën, i cili edicionin e ri të kampionatit e ka nisur me barazim 1:1 me Flamurtarin dhe pësuan humbje me 1:0 në Drenas nga Feronikeli. Osmani është kontaktuar ngs Prishtina, kështu raportohet nga Tetova, por ky lajm pritet të konfirmohet se a është i vërtetë. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat