Portieri i Juventusit dhe Polonisë, Wojciech Szczesny ka një arsye për t’u krenuar për veten dhe për t’u ndjerë njëri prej më të mirëve në rolin e tij,

“Kur isha te Roma, rezerva ime ishte Alisson, që sot konsiderohet portieri më i mirë në botë.

Tani që jam te Juventusi, në stol është sërish një nga më të mëdhenjtë e këtij roli, Gigi Buffon, ndaj logjikisht unë jam portieri më i mirë në botë”, deklaroi me humor polaku.

Image

Më pas Wojciech Szczesny foli me superlativa për legjenda e portës italiane dhe të Juventusit, të cilin tani e ka sërish shok skuadre.

“Kam fituar jashtëzakonisht shumë nga fakti që jam stërvitur me Buffon. Të rrish pranë tij, ta shikosh, t’i dëgjosh këshillat dhe të punosh me të, duhet të jesh një budalla që të mos përfitosh. Kur erdha te Juve, e dija që do isha zëvendësi i tij për një sezon, ndërsa ai tani e di që është rezerva ime, ndaj marrëdhënia mes nesh mbetet fantastike”, tha Szczesny.

Image

Flash Lajme

Më të lexuarat