Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka dhënë një konferencë për shtyp të çuditshme në prag të ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Valencias. Strategu i blaugranëve nuk kërkon t’i kushtohet shumë rëndësi zërave për largimin e Messit dhe synon vetëm që të flitet për situatën aktuale.

“Përçarje mes klubit e Messit? E gjithë bota e shikon atë dhe e interpreton, e shikojnë me dylbi. Mos i jepni shumë rëndësi. Dëmtimi? Në fillim u duk si një pushim i shkurtër. Me pas plaga u hap dhe tani po e merr më ngadalë rikuperimin. Nuk e di se kur do të kthehet. Nuk e di nëse do jetë të martën, ndoshta më vonë. Për të martën është e vështirë, s’dua të krijoj pritshmëri”.

Paralajmërimi i Messit me shprehjen “Dua të qëndroj, por të fitoj” – “ Nuk më intereson aspak se ai mund të largohet, Të gjithë vendosin për të ardhmen e tyre, pasi edhe klubi vendos. Unë ua kam thënë se ju shpesh doni të shikoni më shumë gjëra nga se thoni”.

Rakitic – “Kemi shumë lojtarë për mesin e fushës. Nëse ai nuk luan, është i njëjti lajm si Arthur, Vidal dhe Alena nuk luajnë. Këtë vit do të ketë shumë dilema për mesfushorët. Ka ardhur edhe De Jong dhe Sergi ka avancuar në qendër të mesfushës”, deklaroi Valverde.

Flash Lajme

Më të lexuarat