Lazio u mund dje në mbrëmje minimalisht 0-1 nga Interi, por paraqitja e skuadrës bardhekaltër veçanërisht në 45 minutat e para ishte mjaft e mirë. Një nga më të vlerësuarit nga mediat italiane ishte padyshim Thomas Strakosha.

Portieri i kombëtares sonë mbajti në lojë skuadrën deri në fund për një barazim të mundshëm, duke bërë disa pritje mjaft të mira.

“Strakosha 6,5: Mbajti në lojë Lazion deri në fund, me dy pritje të jashtëzakonshme në të njëjtin aksion ndaj Barellas dhe Politanos (gjithmonë me këmbë)”, shkruhet në vlerësimin e bërë nga portali “Sololazio” pas ndeshjes. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat