Vazhdojnë lajmet e mira për Samir Handanoviç. Portierit slloven i vodhën të mërkurën makinën “Volvo XC 90”, gjatë ndeshjes që po luhej ndaj skuadrës së Lazios.

Ngjarja fatmirësisht ka përfunduar në mënyrë të lumtur, pasi makina e vjedhur është gjendur sot në mëngjes nga policia në  Pisanello falë një pajisje të instaluar brenda makinës.

Lajm i mirë vjen një ditë e gjysmë pas paraqitjes fantastike të bërë në ndeshjen ndaj Lazios, duke ndihmuar ekipin që të mbante avantazhin. Tashmë ai do të përqendrohet ekskluzivisht në ndeshjen e radhës në kampionat kundër Sampdoria. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat