Futbolli amerikan mund të jetë një sport i panjohur dhe pak i ushtruar në Shqipëri dhe Kosovë, por kjo nuk do të thotë se nuk jemi të aftë. Shqiptari me origjinë nga Kosova, Antonio Balabani po jeton ëndrrën amerikane duke ushtruar këtë sport te skuadra e Western Michigan, duke qenë një ndër më të mirët e ekipit të tij.

Ai vendosi që të emigronte në Amerikën e largët shumë vite më parë, kur Kosova po përjetonte vite të vështira në luftën ndaj Serbisë. Antonio ndihet krenar që në bicepsin e tij mban një simbol me shqiponjën dykrenare.

Western Michigan defensive end Antonio Balabani (58) celebrates a sack against Syracuse on Saturday, Sept. 21, 2019 in Syracuse, New York.

“Më motivon sa herë e shohë. Është më shumë se një kombinim ngjyrash që më shkëlqen në krahë. Dua që njerëzit ta shohin në krahë, në TV, shpresoj që shqiptarët të bëjnë një gjë të tillë. Të gjithë kemi një histori të ngjashme, shumica prej nesh, mund ta kalojmë vetëm duke bërë gjëra të mëdha”, është shprehur Balabani për mediat amerikane.

Në makinën e tij qëndron një foto e familjes së tij, kur ishte i vogël. Ai qëndron në krah motrës së tij më të madhe, Katrin, babait të tij, Luigj, dhe nënës së tij, Jacinte, e cila mban motrën e tij të vogël, Elizabeth.

“Jam shumë krenar që jam këtu. Shumë krenar që jam amerikan dhe që jam shqiptar. Fatmirësisht mund t’i bëj të gjithë shqiptarët kudo në botë krenar”,  thotë Antonio me shumë entuziazëm. /R.Lika-Koha Jone/

Perry Farrell, left, and Kevin Bull, right, stand with

Flash Lajme

Më të lexuarat