Liverpooli nuk ka ndërmend të ndalet në Premier League. Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur fitoren e 7-të në 7 ndeshje, duke mundur me shumë vështirësi 1-0 Sheffield United.

Të kuqtë dominuan ndeshjen duke krijuar mundësi të mira, por Sadio Mane nuk ishte në ditën e tij më të mirë duke shpërdoruar disa shanse shënimi. Georginio Wijnaldum në minutën e 70-të, arriti që ta dërgonte topin në rrjetë me një goditje në hyrje të zonës, i ndihmuar nga një gabim trashanik i portierit vendas, Henderson.

Liverpooli ka arritur që të ruajë avantazhin, duke vijuar e qetë kryesimin e kampionatit. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat