As në ndeshjen më të mirë të karrierës për Etrit Berishën, Juventusi nuk di të ndalet. Bardhezinjtë kanë fituar pa shumë probleme 2-0 ndaj skuadrës modeste, por merita e madhe për këto shifra është padyshim e portierit shqiptar, i cili ka bërë disa pritje fenomenale.

Aq e mirë ishte ndeshja për Berishën, aq sa komentatorët e “Sky Sport” u detyruan që ta cilësojnë “Superman”, një epitet të cilin vetëm Buffon, Handanovic apo Donnarumma e kanë marrë si vlerësim deri më tani.

Ndeshja nuk ka shumë histori. Pjesa e parë është me një ritëm të ulët me Juventus që ka kontrollin e lojës, por nuk janë shumë agresivë në metrat e fundit. Ramsey u ndal nga një mrekulli e portierit të kombëtares sonë, i cili e ndal me këmbë nga një distancë shumë e afërt. Dybala provoi ta befasoi me një goditje në hyrje të zonës me të majtën, por Berisha zgjatet për ta frenuar sërish. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Juventus arrin që të gjejë avantazhin me Pjanic, i cili realizoi super golin e dytë brenda 3 ditëve.

Ky gol i dha zemër skuadrës torineze në pjesën e dytë, teksa futbollistët e drejtuar nga Sarri luajnë me një ritëm të frikshëm. Cristiano Ronaldo provon me të gjitha mënyrat për të realizuar, por e ka shumë të vështirë. Gjithsesi në minutën e 77-të, sulmuesi portugez do të arrinte që ta duronte topin në rrjetë, pas një krosimi të bukur të Dybala-s nga krahu i majtë. Në kohën shtesë, Berisha befason Ronaldon, me një tjetër ndërhyrje të jashtëzakonshme. Me këtë fitore, Juventus ngjitet në vendin e parë, me dy më shumë se Juventus. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat