Juventus ka arritur që të marrë fitoren e parë këtë edicion në Champions League. Bardhezinjtë kanë fituar me lehtësi 3-0 ndaj Bayern Leverkusen, në një ndeshje, ku protagonisti absolut u bë Gonzalo Higuain.

Sulmuesi argjentinas shënoi një super gol në minutën e 17-të, me një goditje në hyrje të zonës. Në fraksionin e dytë, ai shërbeu asistin për golin që do të shënohej nga Bernandeschi. Higuain shërbeu pak minuta më pas edhe pr Ronaldon, por portugezi nuk arriti që të mposhtë portierin Hradecky. 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt, portugezi nuk do të gabonte duke shënuar golin e tretë. Leverkuseni i bë viktima e 33-të në karrierën e tij në Champions, një rekord më vete.

Në Grupin D, edhe Atletico Madrid fitoi 2-0 në transfertën ndaj Lokomotivës së Moskës. Joao Felix dhe Thomas Partey shënuan dy golat në fraksionin e dytë. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat