Përfaqësuesja e Kosovës gjatë këtij fillim muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje, më saktësisht më 10 tetor dhe 14 tetor, shkruan Insporti.com.Ndeshja e parë do të jetë e karakterit miqësor ndaj Gjibraltarit, ndërsa ajo e 14 tetorit do të jetë ndaj Malit të Zi, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian “Euro2020”.Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes gjatë kësaj jave pritet të publikojë listën e futbollistëve të ftuar për këto dy ndeshje.

Siç e dimë në dy ndeshjet e kaluara, “Dardanët” ishin pa “motorët” e skuadrës.Në ato dy ndeshje, Challandes nuk mundi të llogariste në shërbimet e Milot Rashicës, Hekuran Kryeziu, Herolind Shalës, Benjamin Kolollit dhe Arbër Zenelit, i cili do të mungojë edhe në këto ndeshje për shkak të lëndimit të rëndë që kishte pësuar në ndeshjen me Malin e Zi. Megjithatë, në listën e Challandes që do ta publikojë gjatë javës nuk bënë pjesë vetëm Zeneli, ndërsa Rashica, Kryeziu, Shala dhe Kololli janë pjesë e saj. Dy ndryshimet tjera pritet të jenë ftesa për Lirim Kastratin dhe Donis Avdijaj. Avdijaj është duke kaluar në formë të mirë në kampionatin turk me skuadrën Trabzonspor dhe paraqitjet e mira kanë bërë që ai të kthehet në planet e përzgjedhësit zviceran./Insporti.com

Flash Lajme

Më të lexuarat