Një 34-vjeçar me fizikun e një 24-vjeçar. Ky është Cristiano Ronaldo, i cili meritën më të madhe te suksesit ja dedikon urisë së madhe pwr tw fituar çdo ndeshje dhe është një maniak i vërtet për kujdesin ndaj trupit jashtë fushave të lojës.

Një metër e 87 centimetra dhe 84 kilogram, me shumë muskuj. Fryt i shumë sakrificave në stërvitje, por edhe tavolinës në shtëpi.

Mediat italiane kanë zbuluar se portugezi ka një regjim dietik shumë të rreptë. Cristiano merr ekskluzivisht proteina, fibra, drithëra, vitamina dhe kripëra minerale të ndara në 6 vakte të vogla ditore me një distancë prej 3-4 orësh, për të mbajtur metabolizmin gjithmonë aktiv dhe gjithmonë me energji për t’u stërvitur.

Image

Sa i përket pijeve, CR7 e ka të ndalur që të përdor çdo lloj alkooli në dietat e tij, duke lënë hapësirë në tavolinë vetëm për ujë (të paktën dy litra në ditë) dhe lëngje frutash. Për të qëndruar në formë dhe për të ruajtur trupin e tij, Ronaldo gjithashtu i kushton vëmendje të madhe pushimit, i cili konsiderohet thelbësor për rikuperimin e energjisë dhe parandalimin e dëmtimeve. CR7 fle 5 herë gjatë ditës me një kohëzgjatje prej 90 minutash.

Një program specifik i krijuar për të qenë gjithmonë në krye nga pikëpamja fizike, kombinuar me shumë stërvitje në palestër në shtëpi dhe seanca noti në pishinë. Zakone të një mostre. Një trajner i vazhdueshëm që lë shumë pak hapësirë për gjëra të tjera dhe argëtim. Për Ronaldon, jeta është një seancë e vazhdueshme stërvitje. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat