Ole Gunnar Solskjaer po ndjen presionin e një shkarkimi të mundshëm te Manchester United, pas një fillimi të vështirë. Emri i parë që mund ta zëvendësojë, është Massimiliano Allegri.

“Unë nuk flas ende mjaft mirë anglisht, por po mësoj. Ka dy mënyra për të qenë një trainer i mirë: autoritar dhe liberal. Unë preferoj këtë të fundit, kështu që dëgjoj më shumë sesa flas. Falë kësaj strategjie, marr më shumë informacion nga jashtë dhe e ndryshoj pozitivisht botën time.

Ende e vë në diskutim vlefshmërinë e ideve të mia. Debatoj shumë me veten. Edhe nëse mendoj se diçka është 100% e mirë, jam i shqetësuar dhe këshillohem për këtë me njerëzit përreth meje.

Kur shkova në Torino, pas Antonio Conte, shumë menduan se gabova; se Juve ishte djegur, se faza fituese kishte mbaruar, sepse skuadra ishte e ngopur. Juventusi nuk është vendi ku dështimi pranohet. Kjo është arsyeja pse duhej të kërkoja mënyra për ta stimuluar grupin. Kam dëgjuar dhe ndryshuar.

Kjo është arsyeja pse Mandzukic është një lojtar i veçantë për mua. Ai më dha një hapësirë të mahnitshme për të manovruar. Futbollist i shkëlqyer. Mario i ndryshonte shpesh klubet, kështu që kishte vështirësi përshtatjeje. Ai qëndroi në një klub (Juventusi) për pesë vite. Ky është një nga sukseset e mia më të mëdha”, deklaroi Allegri.

Flash Lajme

Më të lexuarat