Sulmuesi shqiptar i Fenerbahces, Vedat Muriqi ka shënuar përsëri në kampionatin turk. Vedat Muriqi, sulmues i kombëtares së Kosovës shënoi golin e dytë të Fenerbahce kundër Yukatel Denizlispor.Fenerbahce ka fituar me rezultatin 1-2 ndaj Denizlispor dhe Muriqi ishte protagonist sërish, raporton GazetaBlic.Pas ndeshjes, Vedat Muriqi foli për faqen zyrtare të klubit të tij, ku potencoi se ai dëshiron vetëm të fitojë dhe primare është kjo dhe jo golat e tij.

“Kemi fituar një ndeshje të bukur. Unë jam një sulmues, unë jam duke luajtur në një pozicion shënimi. Kjo është e vërteta. Nëse nuk shënoj, përpiqem të mos e nervozoj shumë veten, sepse nëse nuk shënoj dhe skuadra fiton, është përsëri pozitive për mua”, tha fillimisht Muriqi.“Në fund të fundit, ne jemi një ekip, luajmë për fitoren e ekipit. Gjëja e rëndësishme është fitorja. Shpresojmë që do të fitojmë deri në fund të sezonit dhe të marrim kampionatin që e meritojmë”, përfundoi ai.

Flash Lajme

Më të lexuarat