Elseid Hysaj pësoi një dëmtim të rëndë pak javë më parë në kampionatin Italian në takimin Torino-Napoli.

Mbrojtësi kuqezi ishte një nga mungesat kryesore të Shqipërisë në ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë.

Në lidhje me gjendjen e tij, ka folur menaxheri Mario Giuffredi i cili në njëfarë mënyre i ka dhënë një lajm të mirë Edi Rejës. Ai u shpreh se Hysaj do të jetë në fushë pas 10 ditësh teksa do të stërvitet dhe do të jetë i gatshëm për të luajtur.

“Hysaj ka filluar të stërvitet sërish dhe do ta shohim në fushë pas 10 ditësh”, u shpreh Mario Giuffredi.

Hysaj është një lojtarë shumë i rëndësishëm për ecurinë e kombëtares shqiptare e cila do të luaj 2 takimet e fundit në kuadër të elimatoreve të Europianit “Euro 2020”.

Flash Lajme

Më të lexuarat