Manchester City mundi 3-0 Aston Villa-n, duke u ngjitur në vend të dytë të renditjes në Premier League, me vetëm 3 pikë më pak se Liverpool. Skuadra e drejtuar nga Guardiola do të shpresojë në një fals të “Reds”-ave të dielën kundër Tottenham, për të qëndruar sa më pranë kreut.

Pas një pjese të parë pa gola dhe me një pretendim për 11-metërsh për miqtë nga Birmingami, të hedhur poshtë nga VAR, City shënoi golin e parë vetëm një minutë pas nisjes së pjesë së dytë me Raheem Sterling.

Epërsinë e dyfishoi De Buryne në të 65′ me një gjuajtje fantastike në hyrje të zonës, ndërsa Gundogan vulosi trepikëshin pesë minuta më vonë. Shtylla i mohoi golin e katërt sulmuesit Gabriel Jesus në fund, ndërsa Fernandiho doli me të kuqe tre minuta para fundit.

Flash Lajme

Më të lexuarat