Rey Manaj është kthyer çështje në Spanjë pasi trajneri i Alabacetes e ndëshkoi duke mos e lejuar të stërvitej me shokët e skuadrës ndërkohë që nuk e grumbulloi për takimin ndaj Cadiz.

Zbulohet arsyeja pse Manaj u konfliktua me trajnerin Ramis dhe shkak për këtë është bërë deri diku edhe goli i realizuar nga sulmuesi shqiptar me finte në fitoren 0-4 të kuqezinjëve ndaj Moldavisë.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se Manaj i pakënaqur që nuk kishte qenë titullar para ndeshjes me Fuenlabrada, ka kërkuar me zë të lartë shpjegime nga tekniku Ramis. Argumenti që ai ka shpalosur në sy të shokëve të skuadrës, ishte pikërisht goli që kishte shënuar me përfaqësuesen shqiptare në fillimin e asaj jave ndaj Moldavisë.

Lojtari ka insistuar se ishte në formë për të luajtur si titullar pasi vetëm pak ditë më parë kishte gjetur rrjetën në mënyrë spektakolare me finte me fanellën kuqezi, por trajneri e ka cilësuar si një mungesë respekti ndaj shokëve të skuadrës.

Flash Lajme

Më të lexuarat