Feronikeli ka shkarkuar trajnerin malazez, Dejan Vukiçeviç, për shkak të rezultateve jo të mira në këtë fillim sezoni.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen e internetit, klubi kosovar njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun.

Të dyja palët arritën marrëveshjen për të mbyllur bashkëpunimin me konsensus, dhe nga dita e sotme Vukiçeviç, nuk do të jetë më trajneri i Feronikelit.

Tekniku malazez është përshëndetur ditën e sotme me lojtarët dhe rrugët e tyre janë ndarë këtu. Në orët e ardhshme, Feronikeli pritet të zyrtarizojë trajnerin e ri, që do t’i besojnë drejtimin e ekipit.

Kur janë zhvilluar 12 ndeshjet e para në kapionat, Feronikeli renditet në vendin e 6-të me 19 pikë.

Flash Lajme

Më të lexuarat