Antonio Conte ka folur për mediat një ditë para sfidës në transfertë kundër Bologna-s.

Numri një i stolit zikaltër ka zbuluar edhe qëllimin kryesor të Interit të tij, ku është shprehur se gjëja më e rëndësishme është që kundërshtarët ta marrin seriozisht ekipin nga “San Siro”.

“Qëllimi im është që të jemi sa më të besueshëm dhe të na marrin seriozisht. Kjo është gjëja më e rëndësishme këtë sezon për ne. Të jemi të besueshëm do të thotë që kundërshtarët të kuptojnë se ti po shkon në rrugën e duhur”, tha ai.

Gjithashtu, tekniku italian dha edhe një opinion mbi sistemin VAR dhe polemikat që po krijohen.

VAR-i? “Nuk përdoret njësoj për të gjithë dhe kjo na le pak si të hutuar. Është i rëndësishëm, pasi eviton gabimet e mëdha. Vitin e shkuar isha më pozitiv për VAR-in. Këtë vit ndonjëherë përdoret në rregull, por disa herë të tjera nuk e kuptoj fare se çfarë kriteri përdoret. Kjo nuk është diçka pozitive, pasi krijon shumë pasiguri. Të bësh arbitrin tani është shumë e vështirë, kjo është e sigurt”, përfundoi ai.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All