Mërgim Mavraj, mbrojtësi kuqezi që luan për Grojther Furthin në Bundesligën 2, e quan ende një derë të hapur Kombëtaren e Shqipërisë, pavarësisht përplasjeve që ka pasur së fundmi me ish-lojtarë dhe opinionistë të ndryshëm në lidhje me performancën e tij në Kombëtare.

33-vjeçari i lindur në Hanau, ka veshur fanellën e Shqipërisë gjatë 7 viteve të fundit, teksa debutoi në vitin 2012 kundër Katarit në miqësoren e luajtur në Spanjë.

“Ekipi Kombëtar ka qenë një pjesë e rëndësishme për 10 vitet e fundit dhe derisa unë të them diçka ndryshe, gjithçka është në rregull,” ka thënë Mavraj për mediat gjermane, duke hedhur pas shpine të gjithë zërat e javëve të fundit që e shikonin të mbyllur ciklin pas 49 ndeshjesh me fanellën kuqezi.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All