Levante e ka nisur në mënyrë të frikshme pjesën e dytë duke përmbysur golin e shënuar nga pika e bardhë, nga Messi në pjesën e parë.

Vendasit kanë shënuar 3 gola në harkun e 7 minutave, duke i dhënë një goditje të rëndë ekipit të Valverdes.

Campagna barazoi në minutën e 61-të, ndërkohë që më pas Mayoral realizoi një gol të bukur në hyrje të zonës.

Në minutën e 68-të, Radoja shënoi golin e tretë, duke shokuar blaugranët që duken në panikë në veprimet mbrojtëse.

Flash Lajme

Më të lexuarat