Atalanta ka humbur mundësinë për të rimarrë vendin e tretë në renditje në Seria A. Skuadra bergamaske është mundur 2-0 në mënyrë të befasishme nga Cagliari.

Skuadra e Maran ka dhuruar spektakël në 45 minutat e para duke arritur që të gjejë rrugën e rrjetës falë një autogoli të shënuar nga Pasalic në portën e tij. Vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Josip Ilicic.

Në fillimin e pjesës së dytë Cagliari shfrytëzon avantazhin numerik duke shënuar edhe golin e dytë me Christian Olivia, falë një kundërsulmi vrastar. Gjimshiti ishte në fushë për 90 minuta, por pa mundur të lërë shumë zhurmë. Kjo fitore e ngjit ekipin e Maran në vendin e 5-të me pikë të barabarta me Atalantën, duke qenë surpriza më e madhe e këtij sezoni. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All