Partizani ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, që do të jetë ajo ndaj Flamurtarit në Vlorë, por në kompleksin stërvitor të Pezës, “të kuqtë” kanë pasur edhe një “mysafir” surprizë.

Bëhet fjalë për portierin 24-vjeçar Aldo Teqja, që ka lënë pas problemet shëndetësore dhe shkoi sot të takonte shokët e skuadrës, ndërsa në ditët në vijim pritet që të rinisë stërvitjen nën urdhrat e trajnerit Franco Lerda.

Plot një muaj më parë, gardiani Teqja ra nga kati i 6 i pallatit ku banonte, në rrugën Medar Shtylla në kryeqytet, por për fatin e mirë të tij, ia doli të rikuperohet plotësisht dhe tani është gati t’i rikthehet karrierës në futboll.

Flash Lajme

Më të lexuarat