Nuk është Messi apo Ronaldo por shifrat e Erling Haaland janë sa të pabesueshme aq edhe fantastike.

Sulmuesi i Salzburgut vijon të befasojë në gjithçka dhuron në fushën e lojës.

Norvegjez me golin e shënuar ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve theu një rekord të ri në futbollin evropian. Në moshën 19-vjeçare, ai ka realizuar shtatë gola në kompeticionin më të rëndësishëm kontinental për klube dhe tashmë ka tejkaluar numrin e golave të realizuar nga Raúl dhe Mbappé në të njëjtën moshë.

Në pak muaj ai është shndërruar në një “yll” i padiskutueshëm i futbollit. Në këtë sezon në kampionatin austriak ka shënuar 12 gola në 11 ndeshje dhe gjashtë asistime. Shifrat të frikshme që do ti kishte zili cilido dhe aq më tepër në moshën e Haaland.

Për talentin nordik interes kanë shfaqur disa nga ekipet prestigjoze të europës si Real Madridi, Manchester United, Barcelona dhe Juventusi. Ekipi i Salzburgut për t’u privuar nga shërbimet e Haaland kërkon të paktën 100 milionë euro.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All