Trajneri Edy Reja ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Andorrës dhe Francës. Risia e madhe është Florian Kamberi. Lojtari i Hibernianit ka zgjedhur përfundimisht kombëtaren dhe do të jetë pjesë e Shqipërisë.

Rikthehet në ekipin e parë Emanuele Ndoj që është rikuperuar nga Brescia, por ka vend dhe për Taulant Xhakën e Baselit. Myrto Uzuni merr vendin Sokol Cikalleshit të dëmtuar.

Trajneri Edy Reja ka konfirmuar Memollën, Trashin, Seferin dhe Selahin në listën zyrtare.

LISTA E KOMBËTARES PËR NDESHJET NDAJ ANDORRËS DHE FRANCËS

PORTIERË: Thomas Strakosha (Lazio), Etrit Berisha (SPAL), Alban Hoxha (Partizani)

MBROJTËS: Elseid Hysaj (Napoli), Berat Djimsiti (Atalanta), Kastriot Dermaku (Parma), Enea Mihaj (PAOK), Ermir Lenjani (Sion), Frederic Veseli (Empoli), Ardian Ismajli (Hajduk Split), Lorenc Trashi (Partizani), Hysen Memolla (KPV)

MESFUSHORË: Taulant Xhaka (Basel), Keidi Bare (Malaga), Klaus Gjasula (Paderborn), Kristi Qose (Ruzomberok), Odise Roshi (Akhmat Grozny), Ledian Memushaj (Pescara), Lindon Selahi (Tëente), Ylber Ramadani (Velje BK), Emanuele Ndoj (Brescia)

SULMUES: Bekim Balaj (Sturm Graz), Myrto Uzuni (Lokomotiva Zagreb), Rey Manaj (Albacete), Taulant Seferi (Xamax), Florian Kamberi (Hibernian)

LISTA E PRITJES: Gentian Selmani (Menemenspor), Endri Çekiçi (Olimpija Ljubjana), Ivan Balliu (Almeria), Naser Aliji (Honved), Giacomo Vrioni (Cittadella), Ergys Kaçe (AEL), Armando Broja (Chelsea), Enis Çokaj (Lokomotiva Zagreb)

Flash Lajme

Më të lexuarat