Pasi mbylli aventurën në MLS me La Galaxy, Ibrahimoviç po rikthehet në Europë dhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë. Pavarësisht 38 viteve mbi supe, suedezi mbetet ende i preferuar në të gjitha kampionatet më të forta europiane.

Me shumë mundësi, ai do të vazhdojë në kampionatin italian, por mbetet ende mister klubi i ardhshëm.

Për të hedhur dritë mbi ekipin e ri të Zlatanit, ka menduar Luciano Moggi. Në një prononcim për “Calciomercato.it”, ish-drejtori i përgjithshëm e Juves zbuloi detaje të reja.

Ai tha:

Ibra në janar do të kthehet në Itali. Kam biseduar me të dhe gruan e tij. Ajo është e dashuruar me Milanon, por besoj se Zlatan do të shkojë te Bologna. Aty do të ketë më pak presion dhe më shumë hapësira për t’u aktivizuar“.

Flash Lajme

Më të lexuarat