Ish-trajneri i kombëtares tonë, Gianni De Biasi do të marrë pjesë sot në inaugurimi ne stadiumit të ri “Air Albania”, ndërsa do ta ndjekë live edhe ndeshjen Shqipëri-Francë.

De Biazi, nuk e ka fshehur xhelozin e tij për trajnerin aktual, Edi Reja.

“Nuk jam xheloz që Reja do të jetë tek stadium i ri, jam xheloz sepse ai është trajner i Shqipërisë ndersa unë jo. Është bukur që më në fund Shqipëria ka një stadium të ri, ky padyshim është sukses i federatës dhe i gjithë shtetit. Mendoj se kam kontribuar dhe unë pak në rritjen e Shqipërisë që arriti kulmin me ndërtimin e një stadium të tillë”- tha Gianni De Biasi.

De Biasi komplimentoi gjithashtu ekipin aktual ku theksoi se pas largimit të tij Shqipëria ka kaluar një periudhë ndryshimesh të mëdha.

“Është normale që të ketë pasur kaq shumë ndryshimë në organikë që pas largimit tim. Mendoj se Edi Reja ka grumbulluar futbollistë me cilësi mjaft të mira. Rey Manaj përshembull duket që ka dëshirë të madhe të rritet jo vetëm fizikisht por edhe si person ndaj shoh një të ardhme të madhe për të përpara. Gëzohem gjithashtu kur shoh Balaj të shënoj për Shqipërinë”- u shpreh De Biasi./ Dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

Flash Lajme

Më të lexuarat