Ndeshja e madhe mes Barcelonës dhe Real Madrid, fillimisht e fiksuar për t’u luajtur më 26 tetor u shty për në datën 18 dhjetor. Gjithsesi media madrilene “ABC”, raporton se “El Clasico” rrezikon që të shtyhet sërish.

Protestuesit katalanas në ditën e ndeshjes, po planifikojnë që të shkaktojnë rrëmuja. Ideja e tyre është që të bllokojnë të gjitha rrugët, duke ja bërë të pamundur hyrjen e të dyja ekipeve.

Nuk përjashtohet as mundësia as edhe një plan për të sulmuar autobusin të ekipit spanjoll. Për këtë motiv, Real Madrid po planifikon në mënyrë sekrete transfertën e “El Clasicos”, duke ndryshuar zakonte e viteve të fundit. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat