Marash Kumbulla është një nga talentet më të ndjekur në Seria A. Së fundmi edhe skuadra e Interit ka hyrë në garë për shërbimet e tij, duke rivalizuar Juventusin dhe Lazion.

Agjenti i Kumbullës, Gianni Vitali, ka folur për mikrofonat e FC Interneës, ku ka treguar detajet për klubet që interesohen për Kumbullën, si dhe ofertat nga jashtë Italisë.

A po ndiqet Kumbulla nga Interi?

Po, Inter po e ndjek. Shoqëria zikaltër është gjithmonë shumë e vëmendshme ndaj profileve të rinj që spikasin. Për momentin nuk kemi negociata mes Interit dhe Hellas Verona.

Çfarë do të ndodhë në fund të sezonit?

Është shumë e vështirë ta thuash tani: Verona është një klub solid dhe do të bëjë vlerësimet e saj në fund të kampionatit.

A duhet të vijë një ofertë e kondisderueshme?

Tregu është bërë i ofertave dhe mundësive, nëse do të vijë një, ne do t’i marrim në konsideratë. Interes për Kumbullën ka nga Italia dhe Evropa. Lojtari nuk ka vlerë për momentin, pasi ende nuk është ulur me klubin për të biseduar për të ardhmen.

Flash Lajme

Më të lexuarat