Barcelona rikthehet te fitorja në UEFA Champions League. Katalanasit mposhtën 3-1 Borussia Dortmund, duke hedhur pas krahëve barazimin 0-0 ndaj Slavia Prague. Golat e Suarez, Messi dhe Griezmann i dhanë fitoren që i ngjit në krye të grupit F me 11 pikë.

Pas kësaj fitoreje, kampionët e La Liga bëhen skuadra e parë që kualifikohet më tej nga ky grup. Fitore me “poker” golash mori Inter. Rivalët e ardhshëm të Barcelonës kaluan 4-1 Slavia Prague dhe tani marrin vendin e dytë në grup me 7 pikë. Sërish vendosen dy bomberat zikaltër, me Martinez që shënoi dopietë, teksa Lukaku kompletoi fitoren e italianëve. Pas 5 takimeve të para, Barcelona numëron 11 pikë, ndjekur nga Inter e Dortmund me 7 dhe Slavia Prague me 2 pikë. Në takimet tjera, kampionët në fuqi të Europës, Liverpool ngeci në barazim 1-1 ndaj Napolit. Me këtë barazim, “The Reds” mban vendin e parë me 10 pikë, ndjekur nga Napoli me 9 të tilla. Salzburg, rivali i radhës për Liverpool merr fitore të rëndësishme ndaj Genk dhe shpreson kualifikimin. Me këtë fitore, austriakët numërojnë 7 pikë dhe një fitore ndaj Liverpool do të komplikonte gjithçka në grup. Fitore të pastër mori Ajax. Holandezët kaluan 2-0 Lille, teksa sfida mes Leipzig dhe Benfica u mbyll në barazim 2-2.

Flash Lajme

Më të lexuarat