“Vila Palma” ishte një nga hotelet që u shkatërrua plotësisht, pasojat e të cilit ishin fatale, duke sjellë humbje në jetë njerëzish. Ai ishte njw hotel i preferuar i ekipeve të Superligës, pjesa më e madhe e tyre, mbi të gjitha Tirana dhe Kukësi, shpesh kur kishin transfertë në Durrës, grumbulloheshin në këtë hotel.

Jo më larg se përpara dy javësh, më saktësisht në javën e 11-të të Superligës, klubi i Tiranës zgjodhi pikërisht këtë hotel përpara sfidës kundër Teutës. “Vila Palma” ishte gjithashtu dhe hoteli i preferuar i klubit të Kukësit.

Fatmirësisht, ishte fillim javë, të gjithë klubet, stafet, lojtarët, ishin në shtëpinë e tyre mëngjesin e se martës, në të kundërt, nëse do të ishte fundjavë, mund të kishte ndodhur një tragjedi shumë e madhe. “Vila Palma” ishte si pikë reference për ekipet shqiptare të futbollit që kalonin një natë grumbullim, përpara se të luanin një takim në Durrës.

Flash Lajme

Më të lexuarat