Shqipëria po kalon një situatë shumë të vështirë së fundmi, për shkak të tërmetit të madh që goditi vendin, duke shkaktuar viktima të shumtë. Të shumtë kanë qenë personat që i kanë ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti, duke siguruar ushqime apo edhe rroba.

Të shumtë kanë qenë edhe ata që kanë strehuar në shtëpitë e tyre persona të prekur, duke iu ardhur sadopak në ndihmë njerëzve në nevojë.

Një nga personat që kanë hapur dyert e shtëpisë për njerëzit e prekur, është edhe futbollisti i Kukësit, Mirlind Daku. Ky i fundit ka njoftuar se mund të strehojë në shtëpinë e tij në Kosovë 1 ose 2 familje të prekura nga tërmeti. Madje Daku ka thënë se të gjitha shpenzimet janë të paguara nga ai vetë, duke lënë edhe numrin e telefonit.

Flash Lajme

Më të lexuarat