Matthijs De Ligt ka rrëfyer për “France Football” se si rruga e tij ishte shënjuar që fëmijë: “Isha i fiksuar nga idea për tu bërë futbollist. Ndoshta do të isha bërë menaxher, për të tentuar të kaloja Raiola (menaxheri i tij).

Ose do mundohesha ta rekrutoja! Nëse nuk do t’ia kisha dalë në futboll nuk e di si do kishin shkuar gjërat, nuk e kam menduar çfarë do të mund të kisha bërë “.

Mbrojtësi i Juventus ka folur më pas për sezonin e tij të fundit me Ajax: “Kujtimi im më i mirë mes profesionistëve është vitin e kaluar. Fituam kampionatin, Kupën e Holandës, shkuam fare pranë finales së Champions League. Ishte e mrekullueshme”.

Por mendimet nuk i largohen nga kombëtarja e tulipanëve, me të cilët ka debutuar në moshë fare të re: “Po haja mëngjes në qendrën e Ajax. Trajneri mu afrua të më fliste. ‘E pyeta veten çfarë kishte për të më thënë’. Më pas më tha se isha përzgjedhur në kombëtare. Telefonova menjëherë tim atë për t’ia thënë. Është një nder shumë i madh të luash për kombëtaren dhe të arrish ta bësh në moshën 17 vjeç: është diçka e pabesueshme”.

Flash Lajme

Më të lexuarat