Son Heung-min nuk është një futbollist i zakonshëm. Koreano-jugori ka arritur që të shënojë golin e vitit në Premier League dhe pa dyshim një ndër më të bukurit që kemi parë ndonjëherë në fushën e blertë.

Në minutën e 31-të, Son mori një top në zonën e tij dhe me një qetësi të frikshme dhe aftësi dribluese prej fenomeni arrin që të shmangë të gjithë skuadrën kundërshtare.

Asnjë prej lojtarëve të Blernley-it nuk arriti që ta ndalte sulmuesin e “Spursave”, i cili do ta dërgonte topin në rrjetë duke merituar duartrokitjet e të gjithëve në stadium. /Rozalb Lika-Koha Jone/\\

Flash Lajme

Më të lexuarat