Paris Saint Germain ka bërë detyrën në transfertën ndaj Montpellier, ku ka arritur të triumfojë me rezultatin 1-3, në një sfidë ku të gjithë golat u shënuan nga të besuarit e trajnerit Thomas Tuchel.

Në pjesën e parë ishte argjentinasi Paredes që shënoi në portën e tij dhe u dha avantazhin vendasve, të cilët në minutën e 72-të mbetën me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq të dhënë për Mendes.

Më pas filloi show i parizienëve, që shënuan fillimisht me Neymar golin e barazimit dhe më pas me Mbappe e Icardi golat që vulosën fitoren dhe një tjetër 3-pikësh, që ngjit PSG-në në kuotën e 39 pikëve, 8 më tepër se Marseille e vendit të dytë.

Flash Lajme

Më të lexuarat