Leicester është skuadra anti-Liverpool gjatë këtij sezoni. “Dhelprat” vijojnë të bëjnë surprizën në Premier League duke arritur fitoren e tetë radhazi, teksa viktima e radhës ishte Aston Villa në shifrat 4-1.

Skuadra e Rodgers e nisi mjaft mirë ndeshjen duke zhbllokuar rezultatin me Vardy-in, i cili ishte me fat në aksionin e goli. Iheanacho dyfishoi rezultatin në minutën e 41-të, por Aston Villa shkurtoi diferencat me Grealish.

Në pjesën e dytë nuk do të kishte shumë histori me Evans që realizoi golin e tretë, ndërkohë që Vardy që realizoi golin e dyt personal pas një tjetër kundërsulmi të shpejt.

Leicester konfirmohet në vendin e dytë në Premier League me 38 pikë, 8 më pak se Liverpooli, por 6 më shumë se City që mban vendin e tretë. /R.Lika-Koha Jone/

Flash Lajme

Më të lexuarat