Sezoni aktual mund të jetë i fundit për Cristiano Ronaldon me fanellën e Juventusit. Është ky lajmi i bujshëm që vjen nga Spanja, me “Diario Gol” që zbulon se portugezi do të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni.

Gjithçka ka të bëj me ofertat e shumta të mbërritura në adresë të luzitanit. Duke iu referuar këtyre burimeve, ekipe si Paris Saint Germain, Manchester United dhe Sporting Lisbon kanë shfaqur interes për të firmosur me Ronaldon. Ofertat nuk vijnë vetëm nga Europa, por edhe jashtë saj. Skuadra nga Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë gati të bëjnë çmenduri për 34-vjeçarin, i cili këtë sezon synon titullin e UEFA Champions League me Juventusin. Mbetet të shihen se sa konkrete janë këto interesimi, megjithatë, gjithçka pritet të mësohet vetëm në merkaton e verës 2020.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All