Kur jemi 3 ditë para organizimit madhështor që do të mbahet në stadiumin “Air Albania” nën moton “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” dhe ku do të marrin pjesë ish futbollistë mjaft të njohur nga Shqipëria, Greqia, Turqia e Italia.

Eventi po organizohet nën kujdesin e FSHF-së dhe Andi Lilës si kreu i Shoqatës së Futbollistëve në Shqipëri, ndërsa sot janë publikuar edhe listat e lojtarëve që do të vijnë mbrëmjen e 10 Janarit në impiantin më të ri dhe më modern të futbollit në Shqipëri.

Turqia që u rendit në vendin e tretë në Botërorin e 2002-shit, Italian Kampione bote në 2006-ën, Greqia kampione Europe më 2004-ën dhe yje të futbollit shqiptar ndër vite, këta të fundit të drejtuar nga Ilir Shulku, do të marrin pjesë në këtë event.

Flash Lajme

Më të lexuarat